Peja Firmanlogo

Amia Sh.p.k.
Rr. Vllëzërit Gërvalla no. 17
30000 Pejë

Numri i regjistrit tregtar: 70438101

E-Mail: info@sonnenterrassen-peja.com
Telefoni: +49 (40) 317 98 69-0
Faksi: +49 (40) 317 98 69-14

Menaxher: Hans-Martin Rüter


Disclaimer:

1. Përmbajtja e faqes së internetit, referencat dhe lidhjet

Informacioni në faqen e internetit të Forstkraft Sh.p.k. është shqyrtuar me kujdes. E gjithë përmbajtja në këtë faqe ka si qëllim informimin me informacione të përgjithshme. Ne nuk mbajmë asnjë lloj përgjegjësie për saktësinë, plotësinë, cilësinë apo aktualitetin e çdo informacioni dhe të çdo shkarkimi që bëhet nga faqja jonë. Përjashtohet edhe ndonjë detyrim material ose jomaterial që mund të shkaktohet nga përdorimi i informacionit të pasaktë ose jo të plotë, nëse nuk mund të vërtetohet që kjo ka ndodhur me qëllim apo si rezultat neglizhence të rëndë. Forstkraft Sh.p.k. shprehimisht rezervon të drejtën e saj për të ndryshuar pjesë përbërëse ose të gjithë ofertën e faqes së internetit, për ta fshirë atë apo për të ndaluar publikimin temporal ose të përhershëm të faqes së internetit pa paralajmërim të veçantë.

Faqa e internetit e Forstkraft Sh.p.k. mund të ketë referenca të drejtpërdrejta ose të tërthorta ("links") si dhe banner që të çojnë për faqe të tjera interneti, faqe të cilat janë jashtë fushës së përgjegjësisë së Forstkraft Sh.p.k. Ato që klikojnë këto lidhje, e lënë faqen e internetit të Forstkraft Sh.p.k. dhe kalojnë në faqe të tjera. Duke u nisur nga kjo, ne nuk marrim përsipër asnjë përgjegjësi për saktësinë, plotësinë dhe aktualitetin e përmbajtjes së faqes së palës së tretë në Web. Forstkraft Sh.p.k. distancohet pa ekuivoke nga përmbajtja e lidhur e faqeve të internetit të ofruesve të jashtëm. Për përmbajtjen e paligjshme, të pasaktë ose jo të plotë dhe veçanërisht për dëmet që mund të rezultojnë nga përdorimi ose mospërdorimi i një informacioni të tillë, merr përgjegjësi vetëm ofruesi i faqes së përmendur dhe jo ai që e ka bërë lidhjen në këtë faqe. Forstkraft Sh.p.k. rezervon shprehimisht të drejtën të ndalojë lidhje dhe referenca të tjera për në faqen tonë.



2. Ligjshmëria për Copyright dhe Trademark

Forstkraft Sh.p.k. mundohet të respektojë të drejtat e autorit në të gjitha publikimet e dokumenteve (tekste, grafika, audio dhe video), për të përdorur dokumentet që ajo i ka krijuar vetë ose për të përdorur dokumente jo të licensuara. Të gjitha markat e mbrojtura, të përmendura në kuadërin e ofertës së internetit, i nënshtrohen dispozitave të ligjit në fuqi dhe të drejtave pronësore të autorit. Përmendja e thjeshtë e një marke nuk do të thotë se marka tregtare nuk mund të jetë e mbrojtur me ligj! Çdo riprodhim apo përdorimi i dokumentave posaçërisht të prodhuara nga Forstkraft Sh.p.k. në botime të tjera elektronike apo në shtyp, nuk lejohet pa lejen eksplicite të Forstkraft Sh.p.k..



3. Privacy Policy

Duke hyrë në këtë faqe interneti, të dhënat e mundshme të identifikimit (adresa IP) si dhe informacione të tjera (data, ora, faqja e shikuar) janë të memorizuara në serverin tonë për qëllime të sigurimit të datave. Nuk kryhet një analizë tjetër e të dhënave - përveçse për qëllime statistikore dhe në formë të anonimizuar - si dhe nuk i kalohen rezultatet palëve të treta. Forstkraft Sh.p.k. nuk vë në përdorim cookies.
Forstkraft Sh.p.k. do të trajtojë në mënyrë konfidenciale në pajtim me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave informacionale personale tuaja, të cilat ju na i komunikoi kur ju vizitoni faqen tonë të internetit. Nëse ju do të na dërgoni një e-mail ose do të plotësoni formularin online në faqen tonë të internetit duke e dërguar atë tek ne, të dhënat e juaja personale (të tilla si emri ose adresa e e-mail-it) do të përdoren vetëm për korrespondencën tonë me ju në mënyrë që të kemi mundësi t'ju dërgojmë kështu dokumente ose të dhënat e kërkuara. Informacionet tuaja të lëna në një formular përkatës do të përdoren për këtë qëllim dhe nuk do t'i kalohen palave të treta. Kur bëhet transmetimi i të dhënave tuaja në internet, ekziston mundësia që këto informacione të interceptohen nga persona të paautorizuar ose të transformohen nga këto persona.