Projekt
Peja Firmanlogo
Shtëpitë dhe arkitektura

Shtëpitë kombinojnë një arkitekturë familjare tërheqëse me pajisje moderne të cilësisë së lartë.

Ngjyrat e çelura dhe mënyra e ndërtimit me shumë hapësirë, bëjnë që shtëpitë qytetare të spikasin. Banim i hapur dhe i tejndritshëm, me një sipërfaqe banimi dhe shfrytëzimi prej 297-441 metra katror.

Dizajni i pjesës së brendshme të shtëpisë karakterizohet nga materiale të përzgjedhura në një look modern dhe klasik. Pllaka qeramike me ngjyrë të hapur në kuzhinë dhe banjo si dhe parketi special me dru lisi të fortë, krijojnë një atmosferë të rehatshme dhe një mjedis harmonik. Elementet e stukos në katin përdhes, panelet e dyerve me kaseta si dhe oxhaku e theksojnë akoma më tepër nivelin e lartë.

Ndër pajisjet standard bëjnë pjesë ndër të tjera kablloja me fibra optike dhe një antenë satelitore ultramoderne. Për materialet që do të vihen në punë dhe për punimet që do të kryhen, do të preferohen në radhë të parë biznese dhe furnizues nga Kosova dhe nga Gjermania.

Shtëpitë moderne familjare me sipërfaqen e madhe prej 297-441 metrash katrorë, ofrojnë një hapësirë të mjaftueshme banimi për të gjithë familjen.