Projekt
Peja Firmanlogo
Po lind një lagje ekskluzive për jetën familjare

Zona urbane që ndodhet në një shpat piktoresk të bjeshkës, shtrihet në veriperëndim të Pejës. Në një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh do të ndërtohen rreth 145 shtëpi të mëdha dhe moderne qytetare. Me një sipërfaqe banimi dhe shfrytëzimi prej 297-441 metra katror të tejndritshme, mundësohet një stil jetese shumë i rehatshëm. Arkitektura bashkëkohore dhe dizajni elegant bashkohen këtu në harmoni të plotë me njeri-tjetrin.

Lagja e re në veriperëndim të qytetit me arkitekturën e saj tërheqëse dhe të përshtatshme për banorët, integrohet në mënyrë të përkryer në peisazhin natyror duke të lënë një ndjenjë paqeje dhe gëzimi.

Zona urbane është konceptuar për familje me kërkesa të larta për komoditet, cilësi, prodhim të energjisë së pastër ekologjike si dhe përdorim të mediave moderne.